Dua Lipës po i mungojnë “shtrydhjet” e të dashurit

Prishtinë | 13 Nën 2020 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Gjatë pandemisë, Dua Lipa u izolua bashkë me të dashurin e saj, Anwar Hadid, por në muajin tetor, këngëtarja u rikthye në Mbretërinë e Bashkuar.

Distanca duket se i ka shtuar mallin Duas, e cila vendosi të publikojë disa foto në Instagram nga koha që kalonin bashkë.

Në foton e parë, Anwar shfaqet duke e puthur në hundë, ndërsa tek fotoja e dytë, ai i “shtrydh” fytyrën me duar.

“Më mungojnë ‘shtrydhjet’”, ka shkruar Dua krahas postimit.

Ndërkohë, nuk ka munguar as komenti i vjehrrës së saj, Yolanda Hadid, e cila shkroi: “Nxito për në shtëpi, na mungon kaq shumë”, shoqëruar me një emoji me puthje.

Për shkak të izolimit të Britanisë për herë të dytë, Dua u detyrua të rikthehej në shtëpinë e saj.

Të ngjashme