Dua me albumin e ri ia arriti qëllimit

Prishtinë | 10 Pri 2020 | 08:42 | Nga Ekonomia Online

Dua Lipa ia hoqi sytë kamerës dhe e mbuloi fytyrën me njërën dorë.

“Nuk doja ta bëja këtë”, psherëtiu ajo. Nuk mund t’i fshihte lotët. Ishte fiks pas orës 10:00 të një të hëne marsi. Nuk ishte rrugës për New York për prova, para paraqitjes së planifikuar në emisionin “Saturday Night Live”. Nuk ishte as për sesion fotografish, siç rëndom bën një artist para albumit të dytë të shumëpritur.

Ishte në karantinë, në Londër. Nga Instagrami po fliste me fansat për vetëm herën e dytë.

“Kam qenë në një konflikt për publikimin e albumit dhe e dini nëse është gjëja e duhur gjatë kësaj kohe, sepse shumë njerëz po vuajnë”, sqaroi Dua me lot në sy. Albumi do të publikohej pas 11 ditësh. Dua e mblodhi veten dhe foli për shmangien e përqendrimit në presionin që vjen troç me realizimin e albumit të dytë që mund të përcaktojë fatin e këngëtares.

Ama albumi e bëri të ndihej mirë. Ajo shpresonte se albumi “Future Nostalgia” do të sillte gëzim te fansat e saj në kohë paqartësie. Lansimet e pop-albumeve janë si fishekzjarrët e 4 korrikut: me shumë koreografi dhe pjesë të menduara mirë që kërcënojnë të shpërthejnë në çdo moment.

Për një artiste të re e të fuqishme si Dua, albumi i ekzekutuar me mjeshtëri mund të vendosë nëse do të shkojë hapave të yjeve si Katy Perry e Lady Gaga, apo t’u bashkohet shpresëdhënësve që u rrëshqiti fama.

Pasi bëri bashkë “Future Nostalgia” – të ndërtuar në suksesin e albumit debutues të vitit 2017, me gjashtë këngë fort të suksesshme në toplista dhe me qindra performanca nëpër botë – Lipa dhe ekipi i saj krejt papritur e morën vesh se disa topa ia kishin huqur cakut; dhe krejt anija e tyre ishte në rrezik të fundosej.

Kthesa e madhe

Festivali gjigant i Glastonburyt u anulua. Turneu botëror me 85 koncerte është dashur të rregullohej për së dyti. Debatuan për shtyrjen e albumit në verë, por pastaj, dy ditë para paraqitjes së Duas në Instagram, “Future Nostalgia” rrodhi në internet dhe ajo e mori si shenjë se duhej vepruar menjëherë. Ka qenë planifikuese gjatë krejt jetës dhe donte të dukej sikur moment që e ka nën kontroll. U bë e qartë se Dua së bashku me shokët do të lansonte një prej albumeve më të fuqishme nga krevati i dhomës së ditës. (Një ditë më vonë Lady Gaga njoftoi se po shtynte albumin e saj “Chromatika”. Njëjtë veproi edhe këngëtari britanik Sam Smith).

“Kur isha në fund të këngës së parë dhe bëja intervista, u thosha se kjo e para do të dukej si një katrahurë e menduar mirë. Pastaj çdo gjë u çrregullua dhe mendova: ‘çfarë ndodh me katrahurën e organizuar?’”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme