“Dua të bëj fëmijë kur të kem kohë…”

Prishtinë | 13 Gus 2019 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

Në një intervistë për “Pushime on Top”, Armina Mevlani, thënë se dëshiron të ketë shumë fëmijë pasi ajo vetë është rritur pa motër e vëlla. Por, ajo ka thënë se do të bëjë fëmijë kur të ketë kohë për t’u përkushtuar në rritjen e tyre.

“Absolutisht që e kam menduar të bëhem nënë. Unë në fakt jam e lumtur që Zeni i ka 2 fëmijë të cilët i dua jashtë mase. E di që fëmija im nuk do jetë i vetëm, si unë, pa motër dhe vëlla. Fëmija im do ketë shumë motra dhe vëllezër. Mua më pëlqen shumë familja e madhe.

Unë dua të kem fëmijë dhe Zeni nuk më ka bërë asnjëherë presion. Por dua të jem gati sepse jemi të dy të zënë në udhëtime. Unë jam 28 vjeç dhe shoqet e mia kanë mentalitet tjetër dhe nuk mendojnë se duhet të bëhet fëmija patjetër. Unë dua të bëj fëmijë kur t’i dedikohem tamam, të kem kohë për fëmijën tim, jo të ma rrisin njerëz të tjerë. Jam shumë posesive kur vjen puna te familja dhe njerëzit e afërt, dua t’i jepem 100 për qind. Fëmija mund të vijë pas martesës”, u shpreh Armina.

Të ngjashme