Duda Balje pozon me të gjitha llojet e veshjeve tradicionale shqiptare

Prishtinë | 19 Sht 2020 | 11:57 | Nga Ekonomia Online

Ajo është pa dyshim një nga deputet më tërheqëse të Kuvendit të Kosovës.

Duda Balja nga Grupi Parlamentar 6+, jo pak herë ka rrëmbyer vëmendjen e mediave rozë me paraqitjet e saj.

Teksa e shohim gjithnjë të kuruar dhe me stil në parlament, duket se kujdes dhe vëmendje të madhe pamjes së jashtme, Balje i kushton edhe në përditshmëri.

Ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme apo aktivitetet e ndryshme.

Së fundmi, Duda Balje i ka mahnitur ndjekësit, teksa ka publikuar një fotosesion, në të cilin ka pozuar me veshje tradicionale shqiptare nga më të ndryshmet./

Duke qenë një nuse e Kosovës, Balje duket se është lidhur shumë me traditat dhe vlerat kulturore shqiptare, saqë ka preferuar të fotografohet me veshjet kombëtare të të gjitha llojeve.

Ndonëse është nënë e tre fëmijëve, deputetja e komunitetit boshnjak vazhdon të ketë një pamje rinore, e teksa ka pozuar me këto veshje, ajo është dukur edhe më tërheqëse.

Komplimentet për deputeten Balje për paraqitjen e saj me këto veshje kombëtare, kanë qenë të shumta nga ana e ndjekësve të saj në rrjetet sociale. 

Foto: Duda Balje/Facebook

Të ngjashme