“Duhet trajtuar normalisht”, Eneda Tarifa flet për divorcin

Prishtinë | 09 Qer 2020 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Eneda Tarifa ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në programin “Në kurthin e Piter Panit”.

Këngëtarja në mes të tjerave u pyet nga fëmijët se si ka mundësi se ka kaq shumë divorce në mesin e personazheve të famshme dhe ajo tha se ashtu duket.

‘Mendoj që jo se ne divorcohemi më shumë por ne na duket më shumë se jemi më të dukshëm për njerëzit e tjerë, jemi më të pranishëm në ekran”, u shpreh Eneida. Më pas këngëtarja la të kuptohet se divorci i saj me Erjon Zaloshnjën ka kaluar qetësisht dhe nuk ka pasur drama: “Divorci është një proces që duhet trajtuar sa më normalisht po u trajtua normalisht dhe pa drama, nuk do të ketë drama”.

Rreth 3 vite më parë, këngëtarja e njohur shqiptare Eneda Tarifa i dha fund martesës 18-vjeçare me partnerin e saj Erjon Zaloshnja. Ata janë prindër të një vajze të quajtur Aria, e cila mesa duket është dhe motivi që ata të shihen më shpesh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme