Britney Spears kërkoi nga gjykata që t’i hiqet kujdestaria babait të saj

Prishtinë | 15 Kor 2021 | 19:35 | Nga Ekonomia Online

Në seancën e fundit gjyqësore në lidhje me statusin e saj të ruajtjes (kujdestarisë), Britney Spears qau gjatë seancës dhe kërkoi që babai i saj të tërhiqej nga pozicioni i kujdestarit, duke thënë se ajo donte ta padiste atë për abuzim të të drejtave të ruajtjes.

“Unë jam këtu për të hequr qafe babanë tim dhe për të ngritur një padi për abuzimin e pozitës time të ruajtjes”, është shprehur Spears, duke u përgjigjur përmes një video-thirrjeje.

Disa momente para dëshmisë së saj vullnetare, gjyqtarja ia miratoi kërkesën për të punësuar një avokat të zgjedhur prej saj. Në këtë rast ishte Mathew Rosengart, i cili mori pjesë personalisht në seancën dëgjimore, duke përfaqësuar këngëtaren që u shfaq përmes video-thirrjes.

Masa e gjykatëses për të lejuar këngëtaren të zgjedhë një avokat, është një hap i rëndësishëm përpara për yllin e muzikës pop, e cila dëshiron t’i japë fund statusit të ruajtjes në të cilin ka qenë për 13 vitet e fundit.

“Unë jam këtu sot, e nderuar gjykatëse, për të hequr babanë tim nga kjo pozitë”, tha Spears. Para fjalës, këngëtarja së pari pyeti nëse salla e gjyqit mund të zbrazet, por më pas tha se ajo mund të flasë edhe në gjykatë të hapur.

Britney shpjegoi se ajo bëri teste psikike “kundër vullnetit të saj” gjatë turneut “Circus” dhe u detyrua të jepte gjak disa herë në javë. Ajo tha që kujdestarët i thanë se nëse bashkëpunon në testime, mund ta rimarrë jetën e saj në dorë.

“Unë bëra gjithçka dhe ata gënjyen … ata nuk bënë asgjë. Ata nuk e ndryshuan statusin tim dhe unë vazhdova të punoja”, është shprehur Spears duke shtuar se nuk do të lejonte që njerëzit të vinin në dyshim inteligjencën e saj.

Këngëtarja gjithashtu tha se nuk ishte një “person i përsosur”, por shpjegoi se “episodet” e saj ishin rezultat i “asaj që ata i bënë “.

“Qëllimi i tyre ishte të më bënin të ndjehesha e çmendur, gjë që nuk e bëra”, ka theksuar Britney duke e akuzuar babanë dhe bashkëpunëtorët e tij.

Ylli i muzikës pop ka ngritur disa akuza kundër babait, duke përfshirë heqjen e patentës së shoferit, ndalimin e saj për të pirë kafe, duke mos qenë në gjendje të zgjedhë atë që dëshiron të hajë dhe konfiskimin e vitaminave.

“Nuk është abuzim. Është thjesht mizori”, ka deklaruar duke i kërkuar falje gjyqtarit për shprehjen e saj. Ajo gjithashtu shpjegoi se edhe gjatë fëmijërisë kishte shumë frikë nga babai i saj dhe kishte frikë se ai do të shfaqej i dehur diku.

Të ngjashme