“Duppy Freestyle”, dissi i Drake ndaj Kanye West dhe Pusha T

Prishtinë | 27 Maj 2018 | 09:15 | Nga

Drake mund ta ketë kryer konfliktin e tij me Meek Mill, por caku i radhës duket të jetë Pusha T.

Drake sërish ka goditur, tash me një ‘freestyle’ që ka për cak Kanye Westin.

Ky diss vjen pas disa këngëve të Pusha T në albumin “Daytona” ku sulmon reperin kanadez.

Me t’u publikuar ky diss ka reaguar edhe Pusha T i cili ka thënë se Drake duhet t’ia dërgojë faturën për vëmendjen shtesë.

Drake më pas ja ka dërguar menaxherit të Pusha T faturën në vlerë prej 100 mijë dollarësh për asistencë promocionale dhe ringjallje të karrierës.

Ai e shpërndau imazhin e faturës në Instagram me tekstin: “Je i mirë se ardhur”.

Drake pati sukses të hatashëm së fundmi me superhitin “God’s Plan” i cili u prit shumë mirë nga publiku.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme