Dwayne Johnson bëhet baba i tre vajzave

Prishtinë | 24 Pri 2018 | 09:34 | Nga

Shtëpia e Dwayne Johnson është e mbushur me femra.

Ylli i Hollywood dhe e dashura e tij Lauren Hashian mirëpritën në jetë fëmijën e tyre të dytë.

Hashian solli në jetë një vajzë të pagëzuar me emrin Tiana Gia Johnson.

Aktori bëri të ditur lajmin me anë të një postimi në Instagram, shoqëruar me një foto të tij duke përqafuar anëtaren më të re të familjes së tij.

“I bekuar dhe krenar që kam sjellë një tjetër vajzë të fortë në këtë botë,”-shkruan ai. “Tiana Gia Johnson erdhi në këtë botë si një forcë e natyrës.”

Johnson dhe Hashian gjithashtu kanë një tjetër vajzë, Jasmine lia, e cila ka lindur në vitin 2015.

Johnson gjithashtu ka edhe një vajzë tjetër, Simone Alexandra, me ish-gruan Dany Garcia.

Ylli “Rampage” tha se ishte i pranishëm për lindjen e Tianës, duke shtuar se përvoja i dha atij një nivel të ri dashurie, respekti dhe admirimi për të dashurën e tij si edhe të gjitha mamatë e gratë atje.

https://instagram.com/p/Bh7Amsfl_pd/?utm_source=ig_embed

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme