Dwayne Johnson zhvillon biopikun për mundësin me një këmbë

Prishtinë | 09 Nën 2019 | 10:42 | Nga Ekonomia Online

Dwayne Johnson po kthehet në botën e mundjes për ta bërë produksionin e një biopiku të ri rreth mundësit me një këmbë, Anthony Robles.

Njeriu i filmave aksion si dhe kampioni në mundje The Rock, ka pranuar ta zhvillojë projektin me ish-partneren e tij Dany Garcia.

Robles lindi me vetëm një këmbë dhe kapërceu një varg pengesash për t’u bërë një yll i pamposhtur i mundjes në kolegj dhe i pranuar në National Wrestling Hall of Fame, shkruan KOHA Ditore.

Filmi i Johnson do të përshtatet nga skenari i John Hindman, bazuar në memoaret e Robles të vitit 2012, “Unstoppable: From Underdog to Undefeated: How I Became a Champion”, sipas Deadline.

“Fjalët nuk mund të përshkruajnë se sa i nderuar jam që tregimi im do të shndërrohet në film,” thotë mundësi në një deklaratë. “Për shkak se kam lindur pa një këmbë, tërë jetën time është dashur të ballafaqohem me njerëz që kishin pritshmëri të ulëta për mua. Kur u futa në sportin e mundjes, shumica e njerëzve menduan se ishte e pamundur që të bëhesha madje edhe një mundës mesatar.

Image

“Shpresoj që njerëzit që do ta shikojnë “Unstoppable” do të fillojnë të besojnë se nuk duhet t’i lejoni kurrë sfidat tuaja t’ju definojnë. Nëse e keni një qëllim, atëherë duhet ta ndiqni me gjithçka që keni. Asgjë nuk është e pamundur.”

“I gjithë ekipi ynë Seven Bucks është i pasionuar që të ndajë tregime që frymëzojnë dhe rezonojnë në një shkallë globale,” shtoi Johnson. “Ia kemi vënë syrin tregimit të Anthony për një kohë të gjatë dhe jemi prekur thellësisht nga qëndrueshmëria e tij e cila dëshmon se asgjë nuk është e pamundur. Temat e fuqishme të shpengimit dhe të trajtimit të tejkalimit të pengesave të jetës janë shumë të njohura për ne, jemi të entuziazmuar që do ta sjellim në jetë këtë histori triumfuese të një garuesi të pazakontë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme