Dy aktoret nga Kosova May-Linda Kosumovic e Rozafa Çelaj bëhen pjesë e serialit ndërkombëtar “Welcome to Utmark”

Prishtinë | 16 Pri 2021 | 16:11 | Nga Ekonomia Online

Vazhdojnë sukseset e artistëve nga Kosova në rrafshin ndërkombëtar.

Këtë radhë, aktoret nga Prishtina May-Linda Kosumovic e Rozafa Çelaj janë bërë pjesë e serialit ndërkombëtar “Welcome to Utmark”, që do ta shfaqë premierën në HBO.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Drejtori për kulturë, rini dhe sport në Komunën e Prishtinës, Adrian Berisha.

Ky është postimi i tij (pa ndërhyrje):

“Nje tjeter lajm i mire.
Aktoret May-Linda Kosumovic e Rozafa Çelaj ne serial nderkombetar, premiera ne HBO.
Maylinda dhe Rozafa e kane deshmu veten si aktore ne filmat vendor, por te qenit pjese e nje seriali nderkombetar, premiera e secilit do te jete kete te diele ne HBO, eshte nje lajm i mrekullueshem per te gjithe ne.
Shoqet tona i pergezoj per kete arritje dhe ju uroj nje rrugetim te gjate dhe te suksesshem edhe jashte Kosoves.
Prishtina eshte krenare me ju dhe ju jemi mirenjohes gjithmone.
Seria ‘Welcome to Utmark’ ne te cilin luajne dy aktoret tona, eshte shkruar nga skenaristi danez Kim Fupz Aakeson dhe eshte nje seri tete pjeseshe”, ka shkruar Berisha.

Ky nuk është rasti i parë kur aktorët vendorë, kanë arritur që të shijojnë suksese të tilla jashtë vendit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme