Dy vendimet që produksioni i shtëpisë së famshme i vendosi dje the i theu brenda pak orëve

Prishtinë | 12 Jan 2022 | 13:38 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë, para spektaklit të Big Brother VIP, një zarf i futur në shtëpi, e që u lexua nga Xheisara, informoi banorët e nga ai moment nuk do të lejohen kontaktet me njerëz jashtë shtëpisë.

“Ndalohen surprizat me familjarët, këngëtarë, dhe grimerët, duke qenë se rastet me Covid jashtë janë rritur”, thuhej në zarf.

Por, me të filluar spektakli, një gjë e tillë nuk ndodhi!

Një surprizë që pati kontakt fizik ishte ajo e Arjola Demirit me nënën e saj. Derisa tregoi linjën e jetë së saj, Arjola u prit në dhomën e surprizave nga nëna e saj.

Duke mos mjaftuar kjo, edhe pjesa e këngëtarëve që u ndalua, nuk u zbatua si vendim po nga vet produksioni.

Ishte grupi Elita 5 ata që performuan mbrëmë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Madje, jo vetëm performancë, por ata edhe patën kontakt fizik me banorët, duke i përshëndetur në fillim dhe para se të largoheshin.

Theksojmë se krahas të gjitha këtyre, produksioni i Big Brother VIP informoi se të gjithë banorët do të bëjnë testet për Covid-19.

Të ngjashme