Dy vjet pa Adelën

Prishtinë | 29 Tet 2019 | 10:37 | Nga Ekonomia Online

Sot janë bërë dy vjet nga vdekja e Adela Xhamanit.

Gazetarja, ndërroi jetë në moshën 31 vjeçare si pasojë e një sulmi në zemër rreth orës 04:00 të mëngjesit.

Adela lindi në qytetin e Kavajës, ndërsa në vitet e para të karrierës së saj ka qenë mësuese letërsie në qytet. Më pas ka qenë pjesë e “Big Brother Albania 2”, ku ka pasur mjaft sukses në atë kohë.

Pas “Big Brother” ka punuar si kryeredaktore në “Bluetooth” në “Gazetën Shqiptare”, si dhe kryeredaktore e Revistës “Who”.

Ajo do mbahet gjithmonë në mend si vajza që nuk rreshti së ndjekuri ëndrrat e saj edhe kur një gjë e tillë mund t’i rezultonte me çmim të lartë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme