E akuzojnë për kopjim të veshjes, Kiara Tito ka një përgjigje për të gjithë

Prishtinë | 14 Maj 2021 | 10:00 | Nga Ekonomia Online

Kiara Tito u rikthye disa javë më parë sërish në ekran me një emision tërësisht të ri. Programi mban titullin “Style Star” dhe i dedikohet tërësisht modës.

Pavarësisht se Kiara nuk kishte drejtuar kurrë një emision të tillë, deri më tani ajo ia ka dalë mbanë me sukses. Përtej drejtimit, Kiara ka tërhequr gjithmonë vëmendjen edhe me pames e saj të kuruar deri në detaje, duke qenë se bëhët fjalë edhe për një emision veshje/stili.

Por këtë herë Kiara ka marrë akuza se ajo ka kopjuar veshjen për puntatën e radhës nga një person. Moderatorja shihet se ka veshur në xhaketë të bardhë me geta të së njëjtës ngjyrë dhe ndjekësit kanë menduar se veshjen e ka kopjuar nga një vajzë. Siç duket këto komente i kanë ardhur në majë të hundës, ndaj Kiara i ka sqaruar me një mesazh të gjithë.

“Të dashur fansa të vajzës që po më akuzon për kopje të veshjes. Veshja e puntatës që do jepet nesër është kopjuar nga stilisti Mugler koleksioni pranverë-verë 2020 dhe ka dy javë që është xhiruar. Ju përqafoj”, ka shkruar Kiara në një postim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme