E dashura e Ledrit në foto me ishin e tij, Dafinën

Prishtinë | 18 Qer 2020 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Dafina Zeqiri dhe Sara Hoxha janë takuar dhe shfaqen të dyja të buzëqeshura në një fotografi.

Dafina Zeqiri, Ledri Vula e Lumi B janë bërë bashkë për të sjellë një këngë për sezonën e verës.

E treshja madje tashmë kanë filluar edhe me xhirimet e videoklipit për këngën, xhirime këto që kanë bërë bashkë Dafinën dhe Sarën, të dashurën e tanishme të Ledrit.

Ato pozojnë bashkë në një foto që Dafina ka postuar në Instagramin e saj, derisa me to shihet edhe bashkëshortja e reperit Lumi B, të cilat edhe i ka etiketuar.

Të paktën publikisht, kjo është hera e parë që Sara e Dafina shihen bashkë, ndërsa duket se marrëdhëniet mes tyre janë shumë të mira.

Ledri ka vite që është në lidhje me Sarën, derisa me Dafinën ka ruajtur raportet e mira, edhe pse lidhja mes tyre nuk funksionoi.

Ky është bashkëpunimi i tretë i Dafinës e Ledrit, që vjen gjashtë vite pas këngës “I got your back”, ndërsa me Lumin Dafina së fundi ka sjellë dy bashkëpunime shumë të suksesshme.

Ende nuk dihet titulli apo data e publikimit të kësaj kënge.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme