E dashura e Ronaldos zgjedh stilisten shqiptare për ta veshur në eventin e rëndësishëm

Prishtinë | 04 Sht 2020 | 13:08 | Nga Ekonomia Online

Partnerja e Cristiano Ronaldos, ka marrë gjithë vëmendjen në festivalin e Filmit në Venecia, ku u shfaq tepër elegante me dy fustanet që kishte zgjedhur për këtë event të rëndësishëm.

Georgina Rodriguez kishte bërë zgjedhjen e duhur për të treguar fizikun e saj prefekt në sytë e gjithë botës. Madje bukuroshja ka zgjedhur edhe një emër të njohur të modës në Shqipëri.

Është fjala për stilisten Lia Stublla, e cila ishte krijuesja e fustanit të dytë të Georgina-s në festival.

“Si gjithmonë është një kënaqësi e veçantë të krijosh fustane për zonjën e bukur Georgina, shumë faleminderit edhe njëherë që i besove punës sonë, ti i bën që veshjet tona të shkëlqejnë ndryshe ??? Dashuri @georginagio # venecefilmfestivali2020 #LS veshje”, shkruan stilistja.

Të ngjashme