E dashura ruse e Don Xhonit fillon të mësojë gjuhën shqipe

Prishtinë | 25 Jan 2022 | 19:29 | Nga Ekonomia Online

Reperi i njohur kosovar, Don Xhoni ka disa muaj prej ku ka zyrtarizuar lidhjen e tij të dashurisë me modelen ruse, Ariana Lirey.

Madje takimin e tyre të parë e zhvilluan në Dubai.

E pas gjithë këtyre situatave, modelja ruse ka filluar tani më të mësojë gjuhën shqipe.

Në videon e publikuar nga vet modelja, shihet se ajo është duke mësuar online gjuhën shqipe, teksa dëgjohet duke lexuar shqip.

Ajo gjithashtu ka shkruar më pas se kjo gjë do jetë e vështirë por se po e pëlqen, derisa ka shkruar “Falemnderit” në gjuhën shqipe.

Don Xhoni është njëri ndër reperët më të suksesshëm shqiptarë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme