E dashura vret aktorin dhe prezantuesin e njohur

Stamboll | 27 Gus 2017 | 21:12 | Nga

Një krim i rëndë, në dukje pasioni, ka tronditur Stambollin mbrëmjen e sotme. Të shtëna me armë dhe më pas dy viktima janë gjetur në hotelin me 5 yje në zemër të Stambollit, Conrad.

Forcat e policisë që arritën menjëherë në vendngjarje pas thirrje së stafit gjetën trupat e pajetë të dy personave.

Agjencia turke e lajmeve “IHA” raporton se Vatan Sasmaz, aktor i dhjetëra roleve dhe aktualisht prezantues në radiotelevizionin shtetëror “TRT” është gjetur i vdekur, i qëlluar me armë zjarri disa herë pas shpine.

Afër tij po ashtu është gjetur e vdekur, e qualluar me një plumb në kokë ish-modelja e njohur turke Filiz Aker, e cila dyshohet të jetë vetëvrarë pas vrasjes së aktorit.

Aktori dhe prezantuesi 43-vjeçar ishte i martuar me Nurşen Kocayaş nga viti 2011 në vitin 2014, ndërsa që prej vitit 2015 ishte i martuar me Yasemin Adalı.

Ndërkohë, ish-modelja Filiz Aker raportohet se ka qenë e dashura e aktorit dhe prezantuesit të njohur. Media ka publikuar edhe disa foto të dy viktimave së bashku, foto të cilat janë marrë nga profili në instagram i ish-modeles.

Vatan Şaşmaz'ı öldüren eski manken Filiz Aker kimdir?

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme