“E humbe fitoren, na zhgënjeve”, shpërthejnë komentet ndaj Donaldit pas afërsisë me Beatrixën

Prishtinë | 01 Dhj 2021 | 10:48 | Nga Ekonomia Online

Në rrjetet sociale kanë shpërthyer komentet kundër Donald Veshajt, i cili u pa i afërt me këngëtaren Beatrix Ramosaj në shtëpinë e Big Brother.

Historia e dashurisë ndërmjet Donaldit dhe moderatores Bora Zemani ka bërë që ndjekësit të mos e pëlqejnë afrimin e Donaldit me Beatrixën.

Ata kanë shpërthyer në komente, duke thënë se Donaldi nuk do ta fitojë garën, për shkak të afërsisë me Beatrixën.

Ndjekësit po e konsiderojnë si tradhti ndaj Borës, raportin e afërt të Donaldit me Beatrixën.

Javë më parë Bora kishte hyrë në shtëpi si befasi për Donaldin, derisa dyshja kishte shkëmbyer një puthje.

Ata nuk folën shumë për raportin e tyre, por u dakorduan që të flasin kur aktori të dalë nga shtëpia.

Të ngjashme