E izoluar në shtëpi, kështu i shkruan tekstet e këngëve Bebe Rexha

Prishtinë | 21 Pri 2020 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

Bebe Rexha nuk po e ndal punën rreth këngëve të reja, as në këtë situatë pandemie.

Bebe Rexha këto ditë izolimi po i kalon në shtëpi, ndërsa dhe gjatë kësaj kohe qëndron aktive me disa aktivitete.

E preferuara e saj këto ditë mbetet kuzhina, madje këngëtarja shumë shpesh përgatit ushqime tradicionale shqiptare.

Por, nuk e ka lënë pas punën rreth këngëve të reja, e këtë gjë e tregoi më së miri përmes një fotografie të postuar në InstaStory.

Në atë imazh, artistja shihet bashkë me ekipin e saj, ku përmes video-live punojnë për këngët e reja.

“Si i shruajmë tekstet e këngëve tani”, ishte mbishkrimi që ia la postimit ajo, ndërsa shihet me flokë të çrregulluara dhe pa grim./ln

Të ngjashme