E kapi duke ia puthur partnerin, Kylie “mezi i flet” shoqes së fëmijërisë

Prishtinë | 06 Mar 2019 | 14:40 | Nga Ekonomia Online

Thuhet se Kylie Jenner dhe Jordyn Woods nuk janë duke u afruar për të rregulluar gjërat mes tyre, pasi mezi kanë folur javët e fundit.

Dy 21-vjeçaret kanë qenë shoqe të ngushta që nga fëmijëria, por e ardhmja e marrëdhënies së tyre tashmë është pezull, pasi doli në dritë se Jordyn puthi ish-partnerin e Khloe Kardashian, Tristan Thompson.

Sipas TMZ, nuk ka pasur asnjë shans për të shëruar përçarjen, pasi të dyja e kanë shmangur njëri-tjetrin për disa javë, duke dërguar vetëm disa mesazhe pasi plasi skandali.

Burime të afërta me të dyja palët thanë se miqësia e tyre është shumë larg rikthimit si më parë, sepse ato mezi komunikojnë që prej muajit shkurt.

Edhe pse dy mikeshat jetonin bashkë, Jordyn u largua dhe thuhet se ende nuk i ka marrë të gjitha gjërat e saj nga shtëpia e Kylie-t, për shkak të marrëdhënieve të tyre të tensionuara.

Të ngjashme