“E keni suksesin falë mafias”: Bebe Rexha iu përgjigjet akuzave ndaj artisteve shqiptare

Prishtinë | 27 Gus 2020 | 14:37 | Nga Ekonomia Online

Artistet shqiptare si Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha e Ava Max kanë arritur prej kohësh famë botërore.

Por mesa duket jo të gjithë besojnë në mundin e palodhur të këngëtarëve që kanë punuar për suksesin e tyre.

Një gjë e tillë ka ndodhur së fundmi me një ndjekëse në Twitter, të quajtur Bethany Joan, e cila në një status të bërë në këtë rrjet social, ka akuzuar vajzat shqiptare se kanë paguar shuma të majme parash për t’u bërë pjesë e top-listave muzikore dhe për të depërtuar në tregun muzikor ndërkombëtar.

“Ju mund të keni vërejtur një shpërthim të pazakontë dhe të papritur të yjeve të popit shqiptar që kishin një shtyrje të jashtëzakonshme në skenën kryesore të Top 40 në territoret e ShBA-së dhe Evropës. Këta artistë përfshijnë: Dua Lipa, Bebe Rexha, Ava Max, dhe Rita Ora. Shuma të mëdha parash për t’i bërë ato gjëra të ndodhin. Pse?”, shkroi përdoruesja e rrjetiti social Twitter.

Në një status tjetër, po e njëjta publikoi një fotografi të përbashkët të katër vajzave artiste dhe një tjetër të dy djemve me maskë me simbolet kombëtare, duke shkruar në mbishkrimin e saj: “Rritja e papritur e yjeve të muzikës pop dhe lidhja e tyre me mafian shqiptare”.

E revoltuar nga kjo, Bebe Rexha, nuk mundi të mos pa i kundërpërgjigjej ndjekëses, duke ironizuar me faktin se si dikush mund të mendojë që tregu i huaj arrihet nëse vetëm ke para.

“Sinqerisht kjo është aq budallallëk. Po ashtu nëse e gjeni “numrin e mafias” që thoni se na bëri të famshëm a do të ma dërgoni edhe mua? Unë kam një këngë solo të re që do të dalë së shpejti. Ndoshta ata mund të ndihmojnë dhe “të më blejnë një hit” siç pretendon ti. Shumë për të qeshur. Mos e anashkalo fakitn që femrat shqiptare kanë punuar shumë për këtë”, ka qenë kundërpërgjigja e Bebe Rexhës për ndjekësen.

Kujtojmë që Rita, Dua, Bebe Rexha dhe Ava Max kanë cituar gjithnjë me krenari origjinën e tyre shqiptare dhe realizojnë vizita sa herë që munden në atdheun e tyre.

Të ngjashme