E komplementoi live për gjoksin, deputeti e fton modelen në parti

Prishtinë | 02 Tet 2019 | 23:43 | Nga Ekonomia Online

Deputeti Kujtim Gjuzi së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave. Ai është përfolur për një ngacmim të bërë ndaj Ish missit shqiptar, Silvana Bushati, në studion e “Procesit sportiv”. Ai i tha se ajo dukej shumë bukur dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe kur i dukej ‘ballkoni shpërthyes’, duke iu drejtuar gjoksit.

E ftuar dje në ‘Ftesë në pesë’ nga Bieta Sulo, Silvana foli rreth situatës duke u shprehur se ka qenë e gjitha në kuadrin e shakasë dhe se nuk është ndjerë aspak e ofenduar.

Pas këtij lajmi, Kujtim Gjuzi është drejtuar nga modelja bukuroshe Alesia Bami.

Alesia është shprehur për Edi Manushin se gjatë pjesës së publicitetit te ‘Procesi sportiv”, deputeti e ka ftuar t’i bashkëngjitet partisë Konservatore. “E gjithë qeveria do të jetë poshtë 33 vjeç. Në 2021 do ta lejë Partia Socialiste s’ka ku shkon”, ka treguar Kujtim Gjuzi në studio.

Të ngjashme