E konfirmon Ermal Fejzullahu: Po bëhem baba për herë të katër

Prishtinë | 01 Pri 2019 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Pas lajmeve që kanë qarkulluar në shtypin rozë për shtatzëninë e Arianës, Ermali konfirmon se çifti po bëhen sërish prindër.


Ermal Fejzullahu dhe Ariana Fejzullahu po bëhen prindër për herë të katërt, shkruan lajmi.net.

Lajmin e ka konfirmuar vetë këngëtari në një intervistë për “1 kafe prej shpisë”, i cili tha se ende nuk e dinë gjininë e foshnjës.

“Po e vërtetë është, dashtë Zoti të jetë me shëndet”, tha Ermali.

Për ndryshe, Ermali dhe Ariana janë prindër të Artit, Bunës dhe Erës.

Të ngjashme