E konfirmuar: Martohen Besa Shahini dhe Dardan Molliqaj (Foto)

Prishtinë | 03 Pri 2019 | 17:49 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini dhe deputeti i Partisë Socialdemokrate në Kosovë, Dardan Molliqaj, i kanë dhënë fund beqarisë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Shahini përmes një postimi të një fotografie gjatë ceremonisë së kurorëzimit të çiftit.

Përndryshe, Besa Shahini është kosovarja e emëruar ministre e Arsimit në Qeverinë e Shqipërisë së drejtuar nga kryeministrit Edi Rama. Ndërsa Dardan Molliqaj është një deputet tejet i zëshëm në Kuvendin e Kosovës, pjesë e Partisë Socialdemokrate.  

❤ 03.04.2019, Prishtinë

Posted by Besa Shahini on Wednesday, April 3, 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme