E ngacmoi me komente për këngën e Norës e Butrintit, Roberti e ofendon komentuesin

Prishtinë | 13 Sht 2020 | 16:13 | Nga Ekonomia Online

Pasi që Butrint Imeri dhe Nora Istrefi lansuan këngën e tyre “Dy Zemra”, ka pasur komente interesante te komentuesve.

Kështu një komentues e ka etiketuar Robert Berishën, ish-burrin e Norës, duke folur për paraqitjen tërheqëse të këngëtares në klip.

“… tash lirisht veç i vnon dëgjueset edhe e lshon naj konge te Mentor Kurtishit edhe vuj se kjo jete sish pas kon e bame per mu knaq”, ka shkruar një komentues.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Robertit i cili e ka fyer komentuesin.

“…spo me len nona jote me vujt, qaq po me rrin gati saqë mendja s’ta merr”, është përgjigja e Robertit.

Butrint Imeri dhe Nora Istrefi kanë lansuar këngën e tyre sot, e cila këngë është pritur mirë nga fansat e dy këngëtarëve.

Kënga ka filluar të përfolët edhe për paraqitjen joshëse të Norës, e cila para një viti i kishte dhënë fund lidhjes së saj me Robert Berishën me të cilin ka një vajzë që e kanë pagëzuar me emrin Renee.

Të ngjashme