E ngatërrojnë për latine, reagon Linda Halimi: Jam shqiptare krenare nga Kosova

Prishtinë | 20 Mar 2021 | 10:51 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, prej më shumë se një dekade jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo është e martuar me reperin Big D, dhe së bashku kanë një vajzë.

Megjithëse e ka potencuar gjithnjë me krenari origjinën e saj shqiptare, Linda kohëve të fundit ka hasur në komente të ndryshme në rrjetet sociale, që e ngatërrojnë atë për latine.

Mu për këtë arsye, ajo bëri një reagim në InstaStory, ku tka theksuar edhe njëherë prejardhjen e saj nga Kosova.

“Unë nuk jam latine! Unë jam shqiptare! Jam e kënaqur, sepse i dua shumë latinët e mi dhe sinqerisht të gjithë, por për t’ju përgjigjur gjithë mesazheve, unë jam shqiptare krenare nga Kosova”, ka shkruar Lindita.

Këngëtarja e njohur përndryshe vitin e kaluar, u kthye në Kosovë pas disa vitesh, gjersa kishte menduar realizimin e një projekti që përfshinte një proces dobësimi për njerëzit në mbipeshë, por që nuk u realizua për shkak të pandemisë.

Ndërkohë edhe për nga muzika, fansat presin shumë shpejt diçka të re nga ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme