E papritura që i ndodhi Kidës në koncert

Prishtinë | 19 Pri 2017 | 16:07 | Nga

Me numrin e madh të koncerteve me siguri nuk është hera e parë që Kidës i ndodh diçka e tillë.

Koncerti i fundit që këngëtarja do të mbante në qendër të Prishtinës bëri shumë bujë edhe për paralajmërimet për sulme terroriste në shesh megjithatë Kida zgjodhi të guxonte dhe të mos i zhgënjente fansat.

Por ndodh që këta të fundit të jenë edhe të papërmbajtur. E tillë ka qenë edhe kjo vajzë e vogël, fanse e Kidës e cila pasi është ngjitur në skenë e ka përqafuar këngëtaren duke qëndruar ngjitur pas saj dhe duke mos pranuar të shkëputet për asnjë moment.

Është dashur ndërhyrja e rojeve të sigurisë për ta normalizuar gjendjen dhe për t’i dhënë mundësinë Kidës të këndojë këngën e radhës.

http://www.revistawho.com/wp-content/uploads/2017/04/kida.webm?_=1

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme