E paragjykuan për ngjyrën e lëkurës, reagon ashpër konkurrentja e “Për’puthen”

Prishtinë | 29 Sht 2021 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

Emisioni “Për’puthen”, para pak javësh ka filluar sezonin e tretë, në po të njëjtin format si sezonin e kaluar. Mikela Pupa ëshhtë njëra nga konkurrentet e këtij sezoni.

Së fundmi, Mikela ka marr shpesh komente diskriminuese për ngjyrën e saj të lëkurës, duke bërë që të reagoj e revoltuar në rrjete sociale.

“Nuk e dija që jemi popull kaq racist, përpos ofendimeve që dihet se nuk jam në pëlqimet e çdokujt, ofendimi që më ka tërhequr vëmendjen është jevg, gabele. Si tregoheni kaq racista more njerëz”, shkroi ajo.

“Unë nuk jam rome edhe nëse do isha, do isha krenare dhe do e thoja publikisht. Njeriun nuk e bën ngjyra, njeriun e bën zemra. Nëse do isha rome çfarë? Nuk duhet të flas, nuk duhet të dal në tv, nuk kam të drejtë të kem jetë si çdokush? Ju lutem thuajini stop këtij lloj racizmi dhe largoni mllefet, mbusheni jetën tuaj me pozitivitet. Të jesh romë nuk është turp as ofendim, jemi të gjithë të barabartë. Duajeni veten siç jeni dhe mundohuni të realizoni ëndrrat tuaja.”,- shkroi konkurrentja në InstaStory.

Ritvana është konkurrentja tjetër, e cila i ka dal në mbrojtje Mikelës duke ripostuar story-n e saj.

Të ngjashme