E pyesin për “Big Brother VIP”, Arbana Osmani përgjigjet për herë të parë

Prishtinë | 25 Maj 2021 | 10:18 | Nga Ekonomia Online

Për vite me radhë “Big Brother” ka qenë ekskluzivitet i Arbana Osmanit, por këtë vit kanë hyrë në garë të tjera figura të njohura të “Top Channel” por pretendentet kryesore për drejtimin e spektaklit janë Arbana Osmani dhe Luana Vjollca.

Moderatorja shqiptare, Arbana Osmani, ka zhvilluar një bisedës me ndjekësit e saj, ku nuk hezitoi të përgjigjej edhe në pyetjet në lidhje me këtë spektakël.

A je ti prezantuesja e Big Brother VIP na trego të lutem?”.

Arbana nuk ka dhënë asnjë lloj detaji, duke u përgjigjur:“Patjetër që do t’ju tregoj, kur të vijë momenti”.

Të ngjashme