E tradhtoi 35 herë, e dashura e fal futbollistin shqiptar

Prishtinë | 30 Maj 2018 | 17:28 | Nga

Në vitin 2017, ndoshta nga inati, ose sepse kështu është e vërteta, e dashura e futbollistit shqiptar, Lisa postoi në Instastory, një foto ku shkruhej se Mërgim Mavraj e kishte tradhtuar 35 herë gjatë lidhjes së tyre 4-vjeçare. Çifti u nda, dhe që prej asaj kohë nuk janë parë më në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Gjithsesi, gjërat mesa duket kanë ndryshuar, pasi e dashura e tij gjermane, Lisa e ka falur Mërgimin, dhe çifti janë sërish së bashku. Me siguri Lisa është shumë zemërgjerë, dhe e ka falur Mërgimin për tradhtitë e shpeshta, ose ajo çfarë ka shkruar më parë ka qenë thjesht një inat i momentit…dhe ai nuk e ka tradhtuar 35 herë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme