E trishtë, këngëtari i njohur ndërron jetë në mes të skenës teksa po performonte

Prishtinë | 20 Jan 2020 | 11:30 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari dhe tekstshkruesi i njohur, David Olney ka ndërruar jetë në mes të publikut që e donte kaq shumë.

Këngëtari 71-vjeçar humbi jetën për shkak të një ataku kardiak teksa po performonte në një koncert në Florida.

Kolegu i tij, Scott Miller tregoi se Olney u ndal në mes të këngës dhe tha : “Më vjen keq”.

Më pas ai vendosi dorën në kraharor dhe aty u kuptua se diçka nuk po shkonte mirë.

David Olney ka një karrierë të gjatë në muzikë dhe numëron mbi 20 albume solo.

Gjatë karrierës së tij Olney nxori më shumë se 20 albume solo.

Albumi i tij i dytë përfshin këngën “Deeper Well”, të cilën Emmylou Harris e përfshiu në albumin e saj në “Wrecking Ball” të vitit 1995.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme