E veshur me ngjyrë krem, Arta Elezaj duket mahnitëse

Prishtinë | 02 Tet 2021 | 17:24 | Nga Ekonomia Online

Ajo arrin që në secilën paraqitje të marr vëmendje dhe të komentohet.

Dhe Arta Elezaj të njëjtën gjë e ka bërë edhe këtë herë, kur postoi disa imazhe që në fokus kishin linjat e saj joshëse.

E veshur në një “bodysuit” ngjyrë krem që i rrinte ngushtë për trupi, Arta dukej tërheqëse dhe në formë të përkryer.

Bukuroshja shqiptare pranoi komplimente të shumta nga fansat, teksa mori mijëra pëlqime brenda pak orësh.

Kujtojmë që Arta përveç si modele, më parë ka provuar vetën edhe si aktore, por që ka kohë që nuk e shohim në ekran me ndonjë projekt televiziv.

Ish-aktoren këtë vit më shumë e kemi parë përmes postimeve të ndryshme në Instagram, të cilit edhe ia dedikon kohën më të madhe pasi ndiqet nga mbi 200 mijë persona. /Telegrafi

Të ngjashme