E zhveshur sërish, Dafina Zeqiri provokon fansat me një imazh bardh e zi

Prishtinë | 28 Dhj 2018 | 19:34 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka tash e sa kohë që është shumë aktive në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi mjaft provokuese, ku shfaqet në bikini.

Në një filtër bardh e zi, këngëtarja shqiptare dukej edhe më atraktive, ndërsa shuhet për linjat e saj trupore.

“Ku mbete ti”, shkruan ajo në mbishkrimin e fotografisë, vargje të cilat janë pjesë e një prej këngëve të saj.

Dafina ka qenë shumë aktive këtë vit me projekte të shumta muzikore, të cilat janë pritur mirë nga publiku.

Ajo këtë vit shënoi rikthimin e saj në muzikë, pas një pauze të gjatë dhe tentativash për të depërtuar në tregun amerikan.

Ndërkohë nuk ka munguar angazhimi i saj edhe këtë fundvit, duke u bërë pjesë e mbrëmjeve të ndryshme muzikore dhe programeve festive.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme