Ed Sheeran artisti më i dëgjuar në botë në radio, pas tij Dua Lipa

Prishtinë | 01 Shk 2022 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Ed Sheeran vazhdon të mbledhë rekorde. Ai është artisti më i dëgjuar në botë në radio. Këngëtari i “Shape on you” është në podiumin më të lartë në renditjen e hartuar nga analistët muzikorë të platformës Viberate me 4.3 milionë dëgjime në vit. Dua Lipa e ndjek me një diferencë prej vetëm 100 mijë riprodhimesh më pak. Në vendin e tretë The Weeknd, ndërsa në vendin e katërt Queen janë vendosur fort.

Por, sa i përket yllit britanik, nuk është vetëm kaq. Atij po i hapen gjithashtu edhe dyert e kinemasë, ku do të jetë pjesë e kastit të komedisë së ardhshme aksionale britanike “Sumotherhood” nga Adam Deacon, e cila është gati të nisë xhirimet dhe e cila do të debutojë në fund të këtij viti.

Ndaj ndërsa me hitin e tij të fundit “Shape of you”, këngëtari anglez fitoi 3 miliardë transmetime në Spotify në dhjetor, kënga e parë që arrin këtë rezultat, duket se ndër synimet e tij është edhe ajo për të ndjekur gjurmët e Lady Gaga-s apo Ariana Grande, yjet botërore të muzikës pop që kanë pushtuar edhe Hollivudin. Ende nuk është zbuluar roli i Ed Sheeran në “Sumotherhood”, por gjithçka tregon se do të ketë lidhje me botën e muzikës.

Të ngjashme