Ed Sheeran dhuron 10 mijë funte për spitalin që u kujdes për gjyshen e tij të ndjerë

Prishtinë | 21 Nën 2020 | 11:53 | Nga Ekonomia Online

Ed Sheeran ka dhuruar 10 mijë funte në spitalin që u kujdes për gjyshen e tij të ndjerë.

Këngëtari, 29 vjeç, dhuroi në spitalin “Aldeburgh League of Friends” për të ndihmuar në blerjen e instrumenteve muzikorë në natyrë për t’u përdorur në një kopsht ndijor.

Paratë nga ‘The Framlingham Foundation Trust’, i cili është përdorur gjithashtu për të ndihmuar fëmijët në shkollën e tij të vjetër, u përdorën për një veprim tejet të mirë.

Një raport vjetor i paraqitur nga bamirësia zbuloi: “Një donacion për projektin e kopshtit ndijor në spitalin Aldeburgh League of Friends u dha për të ndihmuar në blerjen e instrumenteve muzikorë në natyrë për rehabilitimin dhe shërimin e pacientëve”.

“Këtu përfshihen klientë të qendrës ditore, pacientë me demencë dhe ata me nevoja të veçanta e aftësi të kufizuara shqisore”.

Framlingham Foundation Trust u krijua nga Ed me 500 mijë funte nga llogaritë e tij për të ndihmuar grupet dhe kauzat në Suffolk.

Ylli i muzikës pop foli sinqerisht për gjyshen e tij të ndjerë në një ese që shkruajti për librin “Dear NHS: 100 Stories to Say Thank You”.

Duke treguar se si ai është ende i përhumbur nga vdekja e saj, ai tha: “Unë isha me fat që nuk isha në turne gjatë muajve të fundit të gjyshes sime, dhe sepse jetoja në vend, isha në gjendje ta vizitoja çdo disa ditë”.

“Kujdesi që ajo mori ishte i jashtëzakonshëm, njerëzit që kanë punuar atje kanë qenë shumë të kujdesshëm”.

“Kur ajo ndërroi jetë, unë shkrova një këngë të quajtur Supermarket Floëers. Tekstet e vargjeve kanë të bëjnë me të gjithë atë që ndodhi në spital”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme