Ed Sheeran mbajti koncert falas për të shënuar 10-vjetorin e albumit të tij debutues

Prishtinë | 03 Sht 2021 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Ed Sheeran dhe gruaja e tij, Cherry Seaborn u fotografuan teksa po dilnin nga ‘O2 Shepherd’s Bush Empire’ në Londër të enjten mbrëma, pasi këngëtari organizoi një koncert falas.

30-vjeçari, dukej në humor ndërsa u largua nga vendi pasi mbajti koncertin për të festuar 10-vjetorin e albumit të tij debutues “+”. Ed u shoqërua nga Cherry, 29 vjeçare, e cila ishte aty për të mbështetur burrin e saj, shkruan DailyMail.

Muajin e kaluar, Ed paralajmëroj albumin e tij të ardhshëm “=” ( që shqiptohet i barabartë), dhe pritet të lansohet më 29 tetor. Këngëtari ka publikuar një listë prej 14 këngësh që do të përfshihen në album.

Krijuesi i hitit “Thinking Out Loud” detajoi sesi albumi është “me të vërtetë personal” dhe konfirmoi se ai e sheh këtë si “albumi të pjekurisë”, pasi u bë baba dhe u martua që kur lansoi ​​albumin e tij të fundit.

Të ngjashme