Ed Sheeran njofton se po rikthehet në muzikë pas një pauze të gjatë

Prishtinë | 20 Dhj 2020 | 12:32 | Nga Ekonomia Online

Ed Sheeran ka lënë të kuptohet se do të kthehet në muzikë ‘shumë shpejt’ pas një pauze afro dy vjeçare.

Muzikanti, 29 vjeçar – i cili u bë baba për herë të parë në gusht kur priti vajzën Lyra Antarctic me gruan Cherry Seaborn – njoftoi se do të tërhiqej nga muzika vitin e kaluar, në mënyrë që t’i jepte përparësi jetës personale.

Artisti iu përgjigj së fundmi spekulimeve në rrjete sociale në fillim të kësaj jave ndërsa shkroi: “Të gjitha pyetjet janë shumë të vlefshme, por së paku do të dini një përgjigje, së shpejti”.

Në një veprim tjetër nga ylli i muzikës pop, babai i ri iu përgjigj postimit para se të shtonte, “është shumë shpejt”.

Reagimet ndërkohë ishin nga më të ndryshme, duke aluduar në një album të Sheeran si dhe duke komentuar rikthimin e tij.

Turi i tij botëror ka bërë historinë për fitimin më të lartë të të gjitha kohërave dhe ka tejkaluar rekordin e mëparshëm të vendosur nga ‘U2 360° Tour’.

Pas lindjes së vajzës së Ed, u zbulua se emri i Lyra ishte frymëzuar nga personazhi kryesor në serinë e librave të preferuar të babait të saj, His Dark Materials, nga Philip Pullman.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme