Ed Sheeran përballet me akuza që mund t’ia shkatërrojnë jetën dhe karrierën

Prishtinë | 29 Gus 2019 | 08:37 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari britanik Ed Sheeran, sipas “The Sun”, është akuzuar për plagjiaturë të muzikës, qoftë me apo pa vetëdije. Ai po paditet nga këngëtari 26-vjeçar Sam Chokri, i cili pretendon se Edi 28-vjeçar e kopjoi refrenin e këngës së tij ‘Oh Why’ nga viti 2015. Ed e mohon plotësisht këtë akuzë.

Sam thotë se ai ia dërgoi këngën miqve të Ed për të bashkëpunuar me të, dhe se më pas ai e dëgjoi refrenin e këngës së tij në këngën ‘Shape of You’, e cila ishte hiti më i madh i vitit 2017 në Britani të Madhe, shkruan KOHA Ditore. Kënga ishte atëherë në pozitën numër një në 34 vende të botës, duke i fituar madje 24 milionë dollarë.

Përveç kësaj, në padinë e tij Sam deklaroi se kjo nuk do të ishte hera e parë që Ed e kishte vjedhur ndonjë pjesë apo edhe një këngë të tërë, siç janë Shaggy dhe Jasmin Rae. Ed u përgjigj në gjithë këtë me një padi duke pretenduar se deklarata e Sam e kishte dëmtuar reputacionin e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme