Eda Zari për pjesëmarrjen e Bregoviq: Mos ja shkelni dhimbjen e terrorit Kosovës

Prishtinë | 07 Gus 2021 | 12:42 | Nga Ekonomia Online

Ajo ka shprehur pakënaqësinë e saj përmes rrjeteve sociale.

Eda Zari ka dalë kundër perfromancës në Festivalin e Birrës në Korçë të këngëtarit serb, Goran Bregoviq.

Ajo përmes statusit të saj në Facebook ka kujtuar periudhën e rëndë në të cilën kaloi Shqipëria gjatë tërmetit që ndodhi në nëntor të vitit 2019 dhe ndihmën që kosovarët i ofruan Shqipërisë në ato momente të rënda për vendin.

“Ndër të tjera – s‘më harrohet fotografia e kolonave të kamionëve që vinin nga Kosova në Shqipëri kur ra tërmeti me 26.11.2019 -erdhën aq urgjentisht për t’na qënë pranë. Mos ja shkelni dhimbjen e terrorit Kosovës duke i kujtuar për mirazi Serbinë!”, kanë qenë fjalët e këngëtares.

Ndryshe, krahas Eda Zarit, reagime kanë bërë edhe artistë tjerë të estradës duke kërkuar anulimin e Ftesës për Bregoviq.

Kujtojmë se, ka prej tyre që edhe e kanë anuluar pjesëmarrjen për të përformuar në Festivalin e Birrës në Korçë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme