Edhe aktorja e “Sopranos” thotë se është dhunuar nga Weinstein

Prishtinë | 29 Tet 2017 | 10:30 | Nga

Aktorja italiano-amerikane, Annabella Sciorra është e radhës që akuzon producentin Harvey Weinstein për dhunim.

Ajo është e njohur për paraqitjet e saja në serinë televizive amerikane, “The Sopranos”, shkruan BBC.

Ajo ka folur për The New Yorker dhe ka rrëfyer se Weinstein me forcë e kishte shtyrë atë që të shkonte në banesën e tij në New York dhe më pas e kishte dhunuar. Ngjarja kishte ndodhur, sipas saj, më 1992.

Ajo pretendon se është dhunuar seksualisht edhe në vitet pasuese. Në artikullin e aktores Daryl Hannah ajo po ashtu ka thënë se është dhunuar nga Weinstein.

Zëdhënësi i tij prapë ka thënë se producenti mohon pohimet se nuk ka pasur me askënd marrëdhënie pa pajtueshmëri edhe të palës tjetër.

Të enjten, para Sciorra, ka qenë aktorja Natassia Malthe që ka akuzuar Weinstein se e kishte dhunuar atë në Londër më 2008

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme