Edhe Armina Mevlani ankohet për shtrenjtimin e pushimeve, çmimet janë tre-fishuar

Prishtinë | 06 Kor 2022 | 23:40 | Nga Ekonomia Online

Shtrenjtimi i kostove të jetesës këtë vit, duket se nuk ka ndikuar vetëm tek shtresat e ulëta apo te mesme.

Moderatorja Armina Mevlani, në studion e “Gpca dhe Gra” teksa po diskutohej për shtrenjtimin e pushimeve këtë verë, tha se edhe ajo e ka ndjerë krizën.

Mevlani tha se tek vendet që ka shkuar në vitet e tjera me pushime, këtë vit nuk mund t’i frekuentojë, pasi çmimet janë tre-fishuar.

“Ja unë përshembull te vendet që kam shkuar gjithmonë, nuk shkoj dot, janë shtrenjtuar me tre-fish çmimet”, tha Mevlani.

Të ngjashme