Edhe Getinjo me të njëjtin problem, i publikohen këngët pa lejen e tij

Prishtinë | 25 Nën 2019 | 19:57 | Nga Ekonomia Online

Publikimi i këngëve pa dëshirën e artistëve është bërë fenomen kohëve të fundit.

Artistët janë duke hekur shumë nga publikimi i këngëve nga persona të pa autorizuar për këtë çështje dhe një gjë e tillë i ka ndodhur edhe Getinjos, shkruan lajmi.net.

Reperi nga Ferizaji ka shprehur shqetësimin e tij me anë të një postimi të bërë në Instastory ku shkruante “Mu kan shpërnda nja dy  kang që i kom pas për album, ‘Ali baba’ edhe një tjetër, nuk është se mboni dom mu ndonjë gjë po sfitoni kurgjo prej ksaj pune”.

Kujtojmë se projekti i fundit i Getinjos titullohet ‘Une’ dhe është ka marrë tani mbi gjysmë milionë klikime brenda një jave.

Të ngjashme