Edhe Gigi Hadid pjesë e “Victoria Secret Show”

Prishtinë | 29 Gus 2017 | 15:54 | Nga

Bukuroshja Gigi Hadid ka konfirmuar se do të jetë pjesë sfilatës së “Victoria Secret Show” që pritet të mbahet në dhjetor në Shangai.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ajo ka shkruar se ndihet shumë e lumtur që do të jetë pjesë për të tretin vit radhazi në një nga sfiltatat më të rëndësishme të modës.

“Përherë e përgjithmonë, një ëndërr që është bërë realitet, të jesh sërish pjesë e sfilatës së VS. Faleminderit miqve të mi për këtë mundësi”, shkruan ajo.

Më herët edhe motra e saj e vogël, Bella Hadid njoftoi se do të jetë në sfilatën e VS Show.

Tashmë na mbetet të presim konfirmimin nga modelja tjetër bukuroshe Kendall Jenner, edhe pse tashmë nuk kemi dhe shumë dyshime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme