Edhe Joni Mitchell kërkon që t’i hiqen këngët nga platforma Spotify

BEVERLY HILLS, CALIFORNIA - FEBRUARY 09: Joni Mitchell attends the 2020 Vanity Fair Oscar Party hosted by Radhika Jones at Wallis Annenberg Center for the Performing Arts on February 09, 2020 in Beverly Hills, California. (Photo by Kevin Mazur/VF20/WireImage)
Prishtinë | 30 Jan 2022 | 10:28 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja dhe tekstshkruesja Joni Mitchell tha se do t’i heqë këngët e saj nga platforma Spotify, pas shqetësimeve për keqinformim rreth vaksinimit në këtë platformë.

“Njerëz të papërgjegjshëm po shpërndajnë gënjeshtra që po u kushtojnë me jetë njerëzve. Solidarizohem me Neil Young dhe me shkencëtarët e komunitetin mjekësor në këtë çështje”, shkroi muzikantja kanadeze në uebsajtin e saj të premten.

Ky vendim i saj erdhi pas muzikantit Neil Young, i cili kërkoi nga menaxherët dhe labeli i tij që t’i hiqen të gjitha këngët në Spotify, pas dezinformatave rreth vaksinave që u përhapën nga komediani Joe Rogan. Rogan është kritikuar për intervistimin e një specialisti të sëmundjeve infective, i cili kundërshton vaksinimin e fëmijëve kundër COVID-19.

Të ngjashme