Edhe një tjetër shqiptare mahnitë jurinë e ‘X- Factor’

Prishtinë | 08 Jan 2019 | 12:39 | Nga Ekonomia Online

Jo rrallëherë të rinjtë shqiptarë nëpër botë na kanë bërë krenarë me talentet e tyre, duke u bërë kështu ambasadorë të denjë të sheteve tona, shqipfolëse.

Të lindur e të rritur jashtë trojeve shqiptare, por gjithmonë krenarë për atë që janë në të vërtetë, shqiptarë. E tillë është edhe Albina Shyti, e cila jeton në Danimarkë dhe përmes zërit të saj ka lënë gojë hapur jurinë në një konkur ku mori pjesë, shkruan Gazeta Metro

Albina Shyti me emrin artistik ‘Albi’, qysh herët ka emigruar me familjen e saj në Danimarkë, si shumica e shqiptarëve nëpër botë, dhe talenti që ajo ka për muzikë është vlerësuar shumë nga juria profesionale e “X Factor” në shtetin ku ajo jeton.

Prezantimi i saj i parë para jurisë vlerësuese të kësaj gare, ka bërë që Albi të shkëlqejë me performancën e saj dhe të marrë kritika pozitive nga ana e jurisë. Me një kitarë në dorë ajo është ngjitur në skenë për të interpretuar këngën e Katy Perry “The One That Got Away”, duke mahnitur publikun e jurinë.

Në një listë të publikuar nga vetë Albi, shihet që performanca e saj është renditur e para ndër më të pëlqyerat nga adhuruesit e saj, dhe të organizatorëve të konkursit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme