Edhe pse shtatzënë Kate Middleton luan hokej si një profesioniste

Prishtinë | 30 Jan 2018 | 19:38 | Nga

Duka dhe dukesha e Cambridge-t kanë nisur turin mbretëror në Suedi dhe Norvegji me vizitën në Stokholm. Aktiviteti i tyre i parë ishte një lojë hokej, një sport shumë popullor në Skandinavi që ka nisur në Cambridgeshire të Anglisë në vitin 1813.

Çifti u takua me sportistët në Vasaparken, për të mësuar më shumë për këtë lojë.

Dhe secili prej tyre i dha nga një të goditur topit. Kate madje ishte gati për të shënuar…

Ju mund ta shihni vetë sesa e përfshirë është. Nuk janë foto të vjetra. Janë realizuar gjatë vizitës së sotme në Stokholm dhe ju mund ta shihni vetë që shtatzënia, e cila tashmë duket qartë, nuk ia ka zbutur aspak shpirtin sportiv.

Pak njerëz si ajo mund të duken aq bukur ndërsa luajnë hokej.

Dukesha, e cila do të lindë në prill dukej bukur me një pallto të zezë kamosh me jakë pelushi. Pjesa tjetër e veshjes dimërore  plotësohej nga një palë streçe, çizme bore, një shall kaf dhe një kapuç i punuar me një xhufkë të madhe.

Çifti po udhëton pa fëmijët e tyre, princ George dhe princesha Charlotte që me siguri do i kishin bërë pamjet nga ky tur shumë më të këndshme, por edhe pse do na mungojnë çastet e çmuara të të tyre, do shijojmë imazhet e Kate Middleton dhe princ William, që mbeten gjithmonë të këndshme.

Duka dhe Dukesha do të qëndrojnë në Stokholm deri nesër, por kanë një program të ngjeshur që parashikon një drekë me familjen mbretërore të Suedisë dhe një darkë formale ku ato do takojnë persona të famshëm suedez si Alicia Vikander dhe Stellan Skarsgård. Ata do të udhëtojnë dhe në Oslo, për gjysmën e dytë të turit të tyre katërditor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme