Edhe pse sot është ndër reperët më të paguar, Ledri Vula zbulon pagesën e parë që ka marrë në një koncert

Prishtinë | 11 Kor 2021 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, ka qenë i ftuar mbrëmë në “Soiree” ku ka rrëfyer shumë gjëra nga jeta e karriera profesionale, madje duke prekur disa nga momentet më të rëndësishme.

Në fillimet e tij në muzikë, ai u bë i njohur në kohën kur ishte pjesë e grupit “Skillz” së bashku me Skivin.

Ai rikujtoi koncertin e parë dhe pagesën që ka marrë kur është ngjitur për herë të parë në skenë.

“Ka qenë unë e Skivi, sa ishim bërë grup. Donim të fillonim të këndonim një këngë bashkë. Na pyesnin a doni të dilni të këndoni? Unë doja të dilja të këndoja gjithsesi, edhe nëse ata këndojnë, edhe nëse ata s’këndojnë, e nëse ka para apo s’ka pare”.

Jonida Shehu: “Kishte para?”.

Ledri Vula: “Në fund kur ka ardhur Skivi na dha nga 15 euro, por atëherë kanë qenë të mëdha”.

I njëjti më tej shtoi se pagesa e dytë ka qenë 50 euro dhe sigurisht që paratë e fituara nga muzika ia ka dhënë nënës së tij në shenjë mirënjohje që e ka ndihmuar për realizimin e klipit të parë.

Të ngjashme