Edi Rama relaks në ditën e heshtjes zgjedhore

Vlorë | 24 Qer 2017 | 17:26 | Nga

Në Shqipëri sot është heshtje zgjedhore dhe kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që ta kalojë ndryshe këtë ditë.

Pas rreth një muaj fushate intensive, sot kreu i PS ka preferuar ta kalojë ditën me djalin e tij të vogël Zaho.

Rama ka postuar një foto me vogëlushin duke luajtur në një fushë basketbolli në Lungomare, në qytetin e Vlorës.

Duket se Rama sot i është përkushtuar familjes së tij, pasi ditën e nesërme e pret një tjetër ditë, e cila do të jetë vendimtare për të, nëse do të vazhdojë të jetë kryeministër apo jo!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme