Edona Llalloshi sapo ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.
Kënga mban titullin “Loti loti” përpunim i një kënge të vjetër.
Kjo këngë është pjesë e një përmbledhje akustike që Edona e ka realizuar me 8 këngë, të cilat do të publikohen me radhë të realizuara me videoklipe nga EMF Creative.
Producent i këtij projekti është PremierSong ndërsa ShpetaSound është kujdesur për përpunimin e tyre.
Ditë më parë Edona solli videoklipin e këngës “Ditën e hane”, e cila tashmë ka arritur më shumë se një milion klikime në kanalin Youtube.