Shitjet e stolive prej ari të verdhë janë rritur ndjeshëm në Shtetet e Bashkuara, dhe kjo sipas eksperteve është pjesërisht meritë e Meghan Markle.
Për 15 vitet e fundit, ari i bardhë, argjendi dhe platini kanë qenë metalet e preferuara, ndërsa kohet e fundit ka qenë në modë edhe floriri i kuq, shkruan Top Channel.
Ai i verdhi konsiderohej demode. Gjate një intervistë për BBC në muajin nëntor, Meghan dhe Harry thanë se floriri i verdhë ishte i preferuari i aktores amerikane.
Drejtori i tregut të Këshillit Botëror të Arit, Alistar Hewitt thotë se shitjet e personaliteteve të famshme influencojnë shumë tek shitja e stolive.
Kërkimet e këtij këshilli në vitin 2016, treguan se 22 për qind e grave amerikane që blinin stoli apo veshje luksoze, ishin frymëzuar nga revistat dhe gazetat, ndërsa 11 përqind nga personalitet e famshme.